Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet në ringun e bokit me Dylian Moran, më datën 2 shtator. Gjatë intervistës së djeshme e cila u zhvillua në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin ndodhi një incident i papritur.
Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.
Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon.
Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë. /btvnews.al