Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e se henes ku mbeti I vrare shtetasi Dritan Manjani nga fshati Homesh I njesise bashkiake Shupenze Banorët e fshatit Homesh kanë treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbrëmshme.
Sipas banorëve konfilkti mes të rinjëve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës tek banesa dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë.
Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.
Dritan Manjani ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes të rinjëve. Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive.Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26 vjeçari Dritan Manjani i cili po konsumonte darkë me familjen. Dyshohet se ai është goditur menjëherë nga autori Dorjan Dema.
Familjarët dhe të afërmit e viktimës e kanë transportuar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk ka arritur tju mbijetojë plagëve të marra. /btvnews.al