E premte, 22 Nëntor, 2024

Mat/ Asgjësohet një parcelë me 260 bimë kanabis, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

260 bimë narkotike cannabis sativa janë asgjësuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Madhesh në Mat. Mësohet se fal monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke ruajtur parcelën shtetasi 26 vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Si pasojë, i riu ka rënë në prangat e policisë.

Ndërkohë, operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Finalizohet faza 4 e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 260 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Madhesh.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, 260 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke ruajtur parcelën shtetasi 26 vjeç, banues në Mirditë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit