Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një shtetas dhe ka proceduar 4 persona pasi pas nje konflikti për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin S.D., 32 vjeç, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A.H., 27 vjeç, si dhe nisën procedimin penal për shtetasit N.A., 38 vjeç, Sh.D., 39 vjeç, L.A., 38 vjeç dhe L.A., 15 vjeç, të gjithë banues në Lladomicë, Bulqizë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Lladomicë, Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin S.D., 32 vjeç, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. /btvnews.al