E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

E ngriti nga buka në mes të natës dhe e vrau para shtëpisë, ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin në Bulqizë

Arrest me burg” për 30-vjeçarin Dorjan Dema, i cili akuzohet për vrasjen e 26-vjeçarit Dritan Manjani nga fshati Homesh i Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.

Ky ka qenë vendi i marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër. Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.

Ky i fundit ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas versionit të tij, duke u shprehur se kanë patur debate që tek bar kafeja e më pas janë zhvendosur në shtëpi. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit