E premte, 29 Nëntor, 2024

Meta pyetet për kandidatin për kryetar bashkie në Kukës, ja si përgjigjet kreu i Partisë së Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se s’ka asnjë pretendim për kandidatin për kryetar bashkie të Kukësit, duke theksuar se do të mbështesë çdo kandidat të zgjedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutim.

Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është i qartë që mbrëmjen certifikimit të masakrës elektorale të 14 Majit.

Hymë në zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia në pushtet ishte bërë njësh me krimin kundër qytetarëve shqiptar”, tha Meta.

Ndërsa shtoi: “Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë Kukës, nuk kemi pasur as më përpara në të gjitha bashkitë e vendit.

Ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh PD-ja e Shqipërisë, e bëjmë me bindje të plotë. Është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij.” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit