Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim të ish-kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuci, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.
Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, kap vlerën 234,007,500 leke, rreth 2 milionë euro i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz
Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhëri ende nuk është ekzekutuar. /btvnews.al