E martë, 3 Dhjetor, 2024

Video/ Shqiptarja konkurron në “The Voice Australia”, Rita Ora i flet shqip: Zemër si je?

Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e ‘The Voice Australia’. 16-vjeçarja garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund.

Te juria ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora që e shtypi e para butonin.

Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike. Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit