Dashi– Kjo është një ditë që do t’ju bëjë të mendoni për paratë. Jo gjithçka që dëshironi mund të arrihet sepse është shumë e shtrenjtë. Ju duhet të rregulloni financat tuaja dhe ekziston gjithashtu një dëshirë për t’iu përgjigjur në natyrë ndonjë provokimi.
Demi- Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione. Bëni vetëm kujdes që seksualiteti të mos dalë mbi ndjenjat. Beqarët nën influencën e Mërkurit do tregohen shumë kërkues dhe nuk do bien në dashuri.
Binjakët- Gjërat do shkojnë mirë në planin sentimental për çiftet. Kujdes, nëse filloni të flisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë ai edhe mund të mërzitet. Tregohuni të matur!
Gaforrja- Ditë pozitive për jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë qenë larg njeri-tjetrit do të afrohen dhe do e shtojnë bashkëpunimin. Ka ardhur momenti të bëni edhe plane për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë të vendosur për të kërkuar personin e duhur.
Luani- Sektori i dashurisë do marrë bekimin e yjeve sot. Të gjitha konfliktet do të zgjidhen dhe ju do vendosni baza më të forta në lidhjen tuaj. Për beqarët ka mundësi që një shoqëri e vjetër të kthehet në diçka më tepër.
Virgjëresha- Ju që jeni në çift duhet të përfitoni nga kjo ditë e bukur për dashurine. Qëndroni sa më shumë kohë bashkë dhe shkëmbeni puthje pafund. Beqarët do jenë gjithë kohës të rrethuar nga njerëzit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitojë zemrën.
Peshorja- Nën ndikimin e Marsit do përballeni me disa situata të sikletshme ju që jeni në çift. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe në mbrëmje do të rindizet pasioni.
Akrepi- Sot për ata që janë në një lidhje, do jetë një nga ditët më të bukura dhe më me fat. Mundohuni ta shfrytezoni sa më shumë të mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqarët do kenë fat dhe k a shumë gjasa që personi me të cilin të krijoni një lidhje të jetë i shenjës së ujorit.
Shigjetari- Edhe pse do keni disa mosmarrëveshje të vogla në mëngjes me partnerin/en tuaj, gjërat do stabilizohen më vonë. Do kaloni edhe disa çaste romantike. Beqarët duhet të pranojnë ftesën për të shkuar në një festë.
Bricjapi- Ambienti në jetën në çift do jetë i ngrohtë dhe i mbrojtur nga planetët. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqarët duhet t’i njohin mirë personat që do takojnë para se të fillojnë aventura.
Ujori- Klima për jetën sentimentale ka rrezik të jetë pak e turbullt. Meqë nuk do arrini sot të vendosni qëndrueshmeri në çift, mundohuni të paktën të ruani komunikimin. Beqarët duhet të bëjnë durim përsa i përket jetës sentimentale.
Peshqit- Ata që janë në një lidhje do mendojnë t’i çojnë gjërat edhe më tej. Mund të planifikojnë sot fejesa apo edhe martesa. Pritet një periudhë e mrekullueshme. Beqarët do kenë flirte dhe takime me shumicë por asnjëra nuk do ketë të ardhme./btvnews.al