E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Flakë në det”, lihen në burg 6 trafikantët e drogës

GJKKO ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për 6 të prangosurit në kuadër të megaoperacionit “Flakë deti”.

Janë lënë nr burg shtetasit: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Kujtojmë se autorët e trafikimit të lëndës narkotike kanabis u kapën nga policia më datë 15 Gusht, teksa tentonin të shkëmbenin në det përmes mjeteve lundruese lëndën narkotike. Pranë velierës të cilën trafikantët e dogjën sapo policia u afrua me mjete lundruese janë gjetur 28 kg kanabis.

Ky operacion është kryer nga autoritetet policore të vendit në bashkëpunim me ‘Guarda di Finanza’. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit