Plani i Tiranës është i qartë këtë sezon. Një pjesë të mirë të ndeshjeve mund t’i luajë në “Selman Stërmasi”.
Duke parë gjendjen e mirë të fushës dhe mbylljen e “Air Albania”-s dhe cilësinë e fushës që nuk është më e mira, Tirana mendon që shumë sfida t’i luajë në stadiumin e vet.
Fusha është në proceset e saj përfundimtare të rikuperimit dhe skuadra e ka testuar edhe në ndeshjen me Vllazninë. Ekipi bardheblu do të luajë me shumë mundësi takimet e vogla në stadiumin e vet, për t’u spostuar për sfidat e mëdha në “Air Albania”.
Shumë shpejt në stadium do të ketë disa meremetime që janë të nevojshme që skuadra të zhvillojë një sezon sa më të qetë në “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania”.
Bardheblutë do të luajnë dy ndeshjet e para të kampionatit jashtë, pasi përballen me Dinamon në Elbasan dhe në Durrës.
Tirana sezonin e shkuar luajti shumë ndeshje në Elbasan, pasi gjendja e fushës së “Air Albania”-s nuk ishte e mirë.