E premte, 22 Nëntor, 2024

Dyshohet se u dhunua nga babai dhe njerka, 12-vjeçari shqiptar shkon në spital me plagë në fytyrë

Një fëmijë 12-vjeçar shqiptar, ka shkuar në spital në Kretë me plagë në fytyrë dhe vesh, pasi dyshohet se është dhunuar nga babai i tij dhe njerka.

Sipas mediave greke, pas ekzaminimeve nga mjekët fëmija është konstatuar edhe nën peshë për moshën 12-vjeçare.

Mjekët menjëherë kanë njoftuar policinë për ngjarjen dhe kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat mbeti i plagosur fëmija.

Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë, në një fshat në Vianno të Heraklionit, në një familje shqiptare, por policia nuk ka arrestuar autorët, pasi kishte kaluar afati kur fëmija denoncoi ngjarjen.

Tashmë për ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa çështja është në fazën e deponimit.

Sakaq mësohet se i mituri është në gjendje të mirë, megjithatë sipas informacioneve të mediave vendase ai vazhdon të qëndrojë në Klinikën Psikiatrike të Pediatrisë të Spitalit Universitar, deri në zbardhjen e rastit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit