E hënë, 25 Nëntor, 2024

SHBA i jep ok dërgimit të avionëve F-16 në Ukrainë

Uashingtoni i hap dritën jeshile furnizimit të Ukrainës me avionë F-16. Zyrtarët amerikanë thanë për mediat ndërkombëtare se leja i është dhënë fillimisht Danimarkës dhe Holandës për të nisur procedurat për furnizimin e ushtrisë ukrainase me avionë të tillë luftarakë amerikanë.

Megjithatë, dërgimi nuk do të nisë më herët se vjeshta apo dimri i këtij viti, pasi fillimisht dy vendet aleate të NATO-s duhet të nisin trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e tyre. Danimarka dhe Holanda janë dy vendet që e kanë ndërmarrë si nismë dërgimin e avionëve të prodhuar nga firma amerikane Lokid Martin. Ato do të dërgojnë një kontigjent nga avionët që kanë blerë prej vitesh nga Shtetet e Bashkuara.

Të dy vendet janë në proces nxjerrjeje nga përdorimi të këtyre avionëve nga flota luftarake ajrore, që pritet të përfundojë deri në mesin e 2024-ës. Kjo çështje është disktuar edhe në samitet e fundit të NATO-s, por shumë vende anëtare si Gjermania janë kategorikisht kundër furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.

Avionët F-16 kanë kapacitet për të hedhur edhe raketa bërthamore, ndaj Moska ka paralajmëruar se pajisja e Ukrainës me to, do të konsiderohet si rrezik bërthamor për Rusinë. Megjithatë, zyrtarët në Uashington thonë se Kievit do t’i jepet një numër i vogël që nuk do të bëjë diferencë të madhe në këtë konflikt.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit