E diel, 24 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Vodhën një shumë parash në banesë, shpallen në kërkim autorët

Policia e Bulqizës ka shpallur ne kerkim disa persona pasi dyshohe se kane vjedhur nje banese ne gjoricë.

Këta shtetas kanë kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M. dhe janë larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Diber për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë

Në Bulqizë, gjatë natës persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M., banues në Gjoricë. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Diber për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit