E diel, 24 Nëntor, 2024

Dibër/ Goditi me sende të forta një shtetas, procedohet 32-vjeçari

Ditën e sotme ka nisur procedimi penal për një 32-vjeçar nga Dibra.

Mësohet se 32-vjecari ka dhunuar një shtetas me sende te forta duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia po heton oer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër.

32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Diber për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit