E diel, 24 Nëntor, 2024

Rritja e çmimit të naftës po vidhet si me bord dhe pa të

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka ardhur në rritje javët e fundit.
Aktualisht një litër naftë shitet nga 190 deri në 192 lekë, duke arritur në vlerën e Prillit të vitit 2022, kur dhe nisi rritja e çmimit të naftës.
Për drejtuesit e mjeteve çmimi i naftës në vendin tonë ka vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat që kanë shqiptarët.
Ata shprehen se në asnjë vend të europës nafta nuk është në këto nivele që është në vendin tonë, edhe pse ne jemi vetë prodhues nafte.
Për të tjerë drejtues mjetesh, me apo pa bord, çmimi është abuzues.
Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve shprehen se institucionet duhet të ndërhyjnë në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet pasi ekziston mundësia që kompanitë importuese të bëjnë marrëveshje me njëra – tjetrën.
Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve shprehen se taksat e vendosura tek nafta janë ndëshkuese për ta pasi një pjesë e tyre nuk ekzistojnë në asnjë vend të europës, siç janë taksa e skanimit dhe e markimit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit