Detaje të reja mbi dosjen e sterilizimit nga të cilat mësohet se kontrata koncensionare ka fryrë kostot në masën 56.4% krahasuar me sektorin publik.
KLSH ngriti shqetësimin se kostot janë fryrë shumë dhe kanë shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit. Më pas, institucioni kërkoi hetim për personat e përfshirë, mes tyre edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.
Sipas dosjes, në 2011-2012 u ndërtua qendër sterilizimi me kapacitet 60 mijë operacione por nuk është vendosur në punë.
Edhe pse Beqaj ishte në dijeni të kësaj qendre sterilizimi, sërish dha me koncension sterilizimin e seteve kirurgjikale.
Gjithashtu është sekuestruar posta elektronike e Rjepajt, në 2014 i dërgoi dy emaile nga biznesmeni Ilir Rrapaj.
Për këtë dosje të SPAK janë arrestuar biznesmeni i sterilizimit dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë të cilët u lanë me arrest me burg një ditë më parë nga GJKKO