E diel, 24 Nëntor, 2024

Zbulohen dokumentet/ Brenda Rithemelimit në Kukës, propozohet kryetari i PD-së për kandidat bashkie

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet që do mbahen për herë të dytë për kryebashkiakun e qytetit verilindor në 24 shtator.

Megjithatë kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ende nuk kanë një emër, u shpreh kategorikisht kundër një kandidati për gjithë opozitën, madje shtoi se më lehtë bën aleancë me Taulant Ballën, se me Partinë Demokratike zyrtare.

Pavarësisht kësaj duket se demokratët në Kukës, të lodhur dhe të zhgënjyer nga ky konflikt 2 vjeçar, por sidomos nga humbja në zgjedhjet lokale të 14 majit, kanë vendosur që ta marrin vetë situatën në dorë për zgjedhjet në bashkinë e tyre, pas arrestimit dhe burgosjes së Safet Gjicit.

Sipas procesverbalëve të grupseksioneve të Rithemelimit të siguruara nga Alfapress.al, është propozuar për kandidat për kryetar bashkie, kreu i degës së Partisë Demokratike zyrtare në kukës, Arif Rexhmati.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Mes të tjerave, në fshatin Shishtavec në proces verbalin e mbajtur sot thuhej:

Në proces verbalin e mbajtur sot më datën, 18.08.2023 duke u bazuar në statusin e Partis Demokratike për propozimin e kryetarit të Bashkise Kukës, grup seksioni Shishtavec propozon këto kanditatë:

– Agim Noka – propozoj Arif Rexhmati

– Ilir Noka propozoi – Admir Sinanmati

– Vullnet Beluli- propozoi Gezim Shehun

– Hekuran Indrizi – propozoi Irel Elezi

– Korab Biba- propozoi Uran Cengu

Kryetari i Grup seksionit Mujdin Gjutaj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit