E enjte, 7 Nëntor, 2024

Alban Ramosaj jep lajmin e papritur për fansat e tij, këngëtari merr vendimin e vështirë

Këngëtari i njohur Alban Ramosaj është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar.

Por së fundmi, ai i ka befasuar fansat e tij, teksa ka treguar se do të heqë dorë nga muzika.

Në një postim në Instagram, Albani Ramosaj ka bërë një shkrim të gjatë ku ka njoftuar fansat e tij mbi vendimin që ka marrë dhe sipas tij nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi fjalët e qiriut që më dha motiv.

Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm”, ka shkruar Albani ndër të tjera.

Ndër të tjera këngëtari tregoi se këngët e tij do të qëndrojnë në kanalin e tij në youtube.

“Këngët dhe klipet sigurisht që do të vazhdoini ti keni në dispozicionin tuaj, kanë qenë dhe do jenë gjithmonë do jenë dhurata ime për ju dhe artin shqiptar”– ka shkruar Albani.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit