Barcelona mori fitoren e parë të La Liga-s duke mposhtur në shtëpi Cadiz me rezultatin 2-0.
Blaugranat i gjetën golat e fitores në fund të sfidës, me miqtë që u treguan të kujdesshëm duke mos lejuar hapësira për rivalët, e gjithashtu falë pritjeve të portierit Zheremis Ledesma.
Në mintuën e 82, Gyndogan pasoi për Pedrin që zhbllokoi rezultatin.
Në shtesë, Ferran Tores vulosi fitoren pas pasimit nga Levandovski duke sjellë qetësi në stadiumin olimpik “Luis Kompoanis” me rreth 39 mijë spektatorë.
Pas fitores në debutim, Atletiko Madridi i Diego Simeones barazoi në Sevija kundër Betisist.
Rastet më të mira erdhën në 45 minutat e para. Abner rrezikoi për andaluzianët, pastaj Ajoze Perez iu afrua golit për vendasit.
Në pjesën e dytë, ekipet u treguan më të kujdesshme dhe as aktivizimi i Saul, Moratës dhe Linos nuk e ndryshoi situatën.
Në takimin tjetër, të La Liga, Zhirona mori suksesin e parë të këtij sezoni duke mundur Getafe me rezultatin 3-0 dhe shkon në kuotën e 4 pikëve.