Mediat malazeze raportojnë se kryeministri i vendit, Dritan Abazoviç (Abazoviç), është evakuuar mbrëmjen e djeshme nga një diskotekë në Budva, pasi u bë dëshmitar i një konflikti mes personave të tjerë. Sakaq mësohet se vetë kryeministri nuk ishte viktimë e sulmit.
“Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviqi ishte duke ecur drejt daljes në atë moment,” tha policia jozurtarlisht për median malazeze“CdM”.
Media serbe “Kurir”, me një lajm ekskluziv, raportoi më herët se një person tentoi ta godasë dhe e shau kryeministrin në mesin e turmës teksa ndiqej performanca e artistit Dino Merlin në “Top Hill”. Sipas dëshmitarëve, kreu i qeverisë malazeze, Abazoviq, u evakuua nga policia dhe rojat personale të sigurisë, ndërsa disa persona u shoqëruan në lidhje me ngjarjen.