E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër/ Shpërndanin në doza lëndës narkotike cannabis sativa, arrestohet 27-vjeçari procedohen dy të tjerë

Policia e Dibrës ka arrestuar nje 27-vjeçar dhe proceduar dy të tjerë.

Këtyre 3 shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Ardit Kaloshi u kap së bashku me vëllanë, shtetasin K. K. dhe me 31-vjeçarin, posedonin në automjetin me të cilin qarkullonin, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,

 

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, goditet një rast i shitjes në doza të cannabis sativës.

Bashkëpunëtorë për sigurimin, ndarjen në doza dhe shitjen e lëndës narkotike cannabis sativa, arrestohet 27-vjeçari (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale) dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Këtyre 3 shtetasve (lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin), iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në vijim të patrullimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, nga disa shtetas.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Kastriot, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K., 21 vjeç dhe U. L., 31 vjeç.

27-vjeçari u kap në flagrancë teksa së bashku me vëllanë, shtetasin K. K. dhe me 31-vjeçarin, posedonin në automjetin me të cilin qarkullonin, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza të gatshme për shitje, doza të cilat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit