E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dua Lipa feston ditëlindjen, urimi special i babait të këngëtares për 28-vjetorin e saj

Këngëtarja Dua Lipa feston ditëlindjen. Një urim special për ditëlindjen e 28-të ajo e mori nga babai i saj Dukagjini.

Ai ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale së bashku me yllin e popit ku shkruan.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua.”

Dua Lipa ka lindur më 22 Gusht 1995 në Londër dhe është vajza e Dukagjinit dhe Anesës.

Dy prindërit u larguan nga Kosova për shkak të situatës së pasigurisë atje në vitin 1990. Megjithatë, Dua i ka qëndruar gjithmonë besnike rrënjëve të saj, ka folur gjithmonë hapur për origjinën shqiptare.

Vlen të theksohet që pas mosmarrëveshjeve financiare me shtëpinë diskografike me të cilën Dua punonte, babai i saj mori përsipër të bëhej menaxher i artistes së njohur.

Menaxhimi ka rezultuar një sukses pasi karriera muzikore e Duas njeh vetëm arritje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit