Dua Lipa feston sot 28-vjetorin e lindjes së saj.
Dua Lipa ndodhet në Ibiza, aty ku edhe një vit më parë festoi ditëlindjen mes miqsh, ndërsa këtë 28-vjetor këngëtarja e ka kaluar mesnatën duke festuar me motrën e saj Rina, stilistin e njohur Jacquemus dhe me shumë miq të tjerë.
Për rastin e veçantë, Dua Lipa zgjodhi të vishte një sytjena trekëndëshi Gucci, mëngë të kuqe të thurura, xhinse me zbukurime të aplikuara, një palë syze të kuqe, një choker perla, një palë vathë perla dhe një gjerdan detar, ndërsa pamjen e plotësoi me një çantë argjendi.
Sakaq në ditën e saj të lindjes, Dua Lipa ka marrë dedikime të veçantë nga prindërit e saj, Dukagjini dhe Anesa Lipa, ku babai i saj përmes një postimi në rrjetet social shkruan: “Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua”.
Po ashtu edhe nëna e artistet ka ndarë një urim për duan, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Dua! Jeta jote është një aventurë e mrekullueshme dhe ti je e bukur brenda dhe jashtë! Dije se të dua pafund! /btvnews.al