E premte, 22 Nëntor, 2024

Dyshohet se aksidentoi 2 mjete dhe dëmtoi policin’/ U kap me 22 emigrantë në furgon, arrestohet 34-vjeçari

Shtetasi me iniciale A. H., është vënë në pranga nga Policia.

34-vjeçari dyshohet se po transportonte 22 emigrantë, me furgon, dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, aksidentoi dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe tre celularë.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 72”. Vihet në pranga 34-vjeçari që transportonte 22 emigrantë, me furgon, dhe gjatë tentativës për t’u larguar nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, aksidentoi dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 72”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë operacionit, në aksin nacional Përmet-Këlcyrë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit furgon tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. H., i cili po transportonte kundrejt pagesës, 22 emigrantë nga vendet MENA.

Në tentativë për të shmangur kapjen nga shërbimet e Policisë, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon dhe 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit