Tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit, thotë shërbimi grek i zjarrfikësve.
Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias.
Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.
Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis.
Sipas informacioneve, të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Sipas përfaqësuesit të Zjarrfikësve, Giannis Artopioros, “në një kontroll në vend të zjarrfikësve në zonën më të gjerë të Avandës, 18 persona u gjetën pranë një grope zjarri. Duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim të zhdukjes, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend. Kujtohet se prej ditës së djeshme për zonën më të gjerë ishin dërguar 112 mesazhe evakuimi. Vihet re se mesazhet transmetohen edhe në celular nga rrjetet e huaja që ndodhen në zonë. Tashmë grupi i identifikimit të viktimave të fatkeqësisë është aktivizuar nga komisariati grek. Po vijojnë hetimet në të gjithë zonën ku ka rënë zjarri dhe po vazhdojnë”.