Ditën e sotme është arrestuar shtetasi A. H., 27 vjec banues në Lladomericë.
Ky i fundit në bashkepunim me shtetas të tjerë gjithashtu të proceduar penalisht, kanë goditur me grushte, një 32-vjeçar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Lladomericë, për të cilin prokurori vendosi procedimin në gjendje të lirë, pasi më datë 13 gusht, në bashkëpunim me shtetas të tjerë gjithashtu të proceduar penalisht, kanë goditur me grushte, një 32-vjeçar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim. /btvnews.al