Policia e Bulqizës ka zbardhur ngjarjen e plotë të shtetasit Sh. Ç., 58 vjeç, banues në Gjoricë.
Ky i fundit ka qenë në ambientet një restoranti në Fushë Bulqizë, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.
Mësohet se nga deklarimet e mjekut i cili e ka asistuar në spital, 58-vjeçari nuk ka dëmtime të jashtme dhe problemet shëndetësore i ka shfaqur për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër
Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.08.2023, sipas të cilit ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. Ç., 58 vjeç, banues në Gjoricë, ju informojmë se nga veprimet e thelluara hetimore, të kryera për të përcaktuar shkakun e dëmtimit të 58-vjeçarit, ka rezultuar se:
Shtetasi Sh. Ç. ka qenë në ambientet një restoranti në Fushë Bulqizë, kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Nga deklarimet e mjekut i cili e ka asistuar në spital, 58-vjeçari nuk ka dëmtime të jashtme dhe problemet shëndetësore i ka shfaqur për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim. /btvnews.al