Marrëdhëniet mes djemve s’janë fort të mira. Cllevio po përplaset herë mes Noizy-n e herë me Stresit, pasi dy djemtë u pajtuan së fundmi.
Thumbat në rrjete sociale s’kanë munguar, ashtu si dhe ofendimet e kërcënimet për njëri-tjetrin.
Situata është bërë shqetësuese, ndaj Stresi e ka parë të arsyeshme t’i kërkojë një ndjesë publike familjes së tij, për gjithçka që po ndodh.
Teksa i kërkon falje familjes, ai gjithashtu fton Cllevio-n të përballen vetëm të dy.
“I kërkoj falje familjes time, që për fat të keq janë bo pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme. E vetmja gjë për të cilën ia vlen të luftosh sot, është familja. Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj.
Ti more karkalec, njeriu më i urryer në Shqipëri, më thuaj ku je dhe të premtoj që vij të takoj. Le t’i lëmë familjet jashtë. Si burrat, veç unë e ti?”- shkroi Stresi.