Shqipëria turistike gjatë këtij viti është konfirmuar edhe nga shifrat zyrtare. Numri i shtetasve që kanë hyrë në vend për të kaluar pushimet verore rezulton se është 2.5 milionë persona nga të cilët 1.7 rezultojnë me shtetësi të huaj.Shifrat zyrtare të Instat konfirmojnë boomin e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar gjatë kësaj vere.
Në total gjatë periudhës janar-korrik janë regjistruar se në Shqipëri kanë ardhur rreth 5.2 milionë qytetarë të huaj duke pësuar një rritje të fortë me 30,6%.
Nëse shohim shifrat e hyrjeve total ku përfshihen edhe shqiptarë dhe të huajt në 7 muaj në vend kanë hyrë rreth 9 milione persona.
Risi për këtë vit janë pushuesit nga vendet e Evropës jugore si Spanja, Portugalia e ndjekur nga Gjermania ,Franca e Zvicra.
Edhe shqiptarët që kanë pësuar zgjedhur të pushojnë jashtë vendit kanë pësuar rritje .Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3.734.813, duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.