Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se Shqipëria do të jetë kampione e turizmit për vitin 2023.
Gjithashtu Rama u shpreh besimplotë se aeroporti i Tiranës mund të jetë padyshim konkurrues me aeroportin e Beogradit, dhe se mund ta kalojë për nga numri i pasagjerëve këtë vit.
Ndërsa paralajmëroi edhe një numër të lartë të turistëve nga aeroporti i Vlorës.
“Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në 2023. Mund të themi pa rezerve se jemi konkurrues me aeroportin e Beogradit, e me gjasë mund ta kapërcejmë në numër pasagjerë këtë vit.
Do të kemi boom në rritjen e turistëve në aeroportin e Vlorës”, tha Rama, duke shtuar: “Në aeroportin e Vlorës vijon puna.
Kemi shumë besim se me futjen e aeroportit të Vlorës do të kemi një bum të konsiderueshëm të numrit të turistëve.
Edhe pse aeroporti i Tiranës punon 24 orë dhe ka 200 fluturime në ditë mundësitë janë më tepër”