Partizani humbi minimalisht në takimin e parë play-off të Ligës së Konferencës kundër Astanës.
Kualifikimi për në fazën e grupeve do të vendoset pas një jave në “Elbasan Arena”.
Kazakët e nisën me ritëm ndeshjen, duke e vendosur në vështirësi ekipin e drejtuar nga Zekiç.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 41 të lojës nga Lonçar.
Në 45 minutat e dyta, të kuqtë tentuan golin e barazimit, por vendasit u mbrojtën mirë, e krijuan raste të rrezikshme ndërsa iu anuluan dy gola nga sistemi VAR.
Partizani ka mundësinë që me mbështetjen e tifozëve të sigurojë kualifikimin më 31 Gusht.
Trajneri i Partizanit Zoran Zekiç deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij do të provojë kualifikimin, pasi rezultati i mban ende në lojë.
Sipas tij, në shumë gjëra Astana ishte skuadra më e mire, pasi rivali luajti mirë me topin dhe i bëri presion.
Kroati mendon se ekipi i tij pati probleme në pjesën e pare, kishte kompaktësi, por humbte çdo top.
Por ai shpreson se në takimin e kthimit, “të kuqtë” do të bëjnë një ndeshje të mirë e do të luftojnë deri në fund.