Vitet e kaluara shumë fermer që kishin të kultivuar hardhi ankoheshin për mungesë të shitjes së prodhimit, ose çmimit shumë të ulët.
Këtë vit situata është krejt ndryshe, pasi as vreshtat nuk kanë prodhuar rrush. Një nga fermerët e zonës së Matit është Mazllëm Çeliku nga fshati Kurdari i Klosit. Ai shprehet se vitin e kaluar ka patur mbiprodhim, ndërsa këtë vit hardhijat e mbjella në 1.2 hektar tokë, nuk kanë asnjë bostak rrush.
Duke qenë se me këtë punë merret prej afro 20 vitesh, Mazllëmi shprehet se ky është viti i parë që në vreshtën e tij të mos gjesh rrush, jo për eksport por as për të ngrënë.
Sipas tij, shkak është bërë lagështia e madhe gjatë muajve të pranverës. Nga ana tjetër, fermeri Mazllëm Çeliku thotë se dëmi ekonomik për këtë vit kap vlerën e rreth 10 mijë eurove.
Ndërsa dëme kanë pësuar edhe pemtaria e cila nuk ka prodhim fare këtë vit.Nga ana tjetër, fermerët e Matit të cilët kanë kultivuar hardhi, mollë e pemë të tjera shprehen se Ministria e Bujqësisë duhet t’i subvencionojë./btvnews.al