E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Zgjedhja e fustanit të nusërisë nga Rita Ora i ngjan një “shakaje”

Zgjedhje e fustanit të nuserisë për të gjitha vajzat është një zgjedhje e vështirë dhe e rëndësishme. Mirëpo për Rita Orën paska qenë një rastësi.

Është futur në dyqan dhe ka marrë fustanin e parë që i ka bërë. Po po e dëgjuat mirë.

Rita tha se fustani i saj i nusërisë nuk ishte bërë me porosi siç bëjnë të gjithë VIP-at, teksa tregoi se e kishte blerë atë në një ndër dyqanet e “Tom Ford”.

“Nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford. Ata e kishin dizenjuar në mënyrë të përsosur me vello, në madhësinë time, nuk nevojiteshin ndryshime për të. Dua të them, ishte sikur ishte menduar të ishte për mua, për të qenë e sinqertë.”- tha Rita.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit