E hënë, 25 Nëntor, 2024

Turistët nga Kosova “dynden” në Shqipëri/ Mijëra qytetarë drejt bregdetit në fundjavën e fundit të gushtit

Kjo është fundjava e fundit e muajit gusht dhe qytetarët nga Kosova e kanë shfrytëzuar për ta kaluar pranë bregdeti shqiptare.

Në hyrje të qytetit të Kukësit, në pjesën ku autostrada ngushtohet nga 4 në dy korsi radhët janë kilometrike. Po kështu nga “Ura e Kukësit” deri tek fushorja e ish-uzinës mekanike ka kolona të gjata makinas, raporton News24.

Pjesa më e madhe e qytetarëve vijnë nga Kosova.

Nga shërbimet SPK Morinë, në 24 orët paraardhëse janë raportuar:

-Janë përpunuar në hyrje për në RSH, 36,894 shtetas dhe 10,152 mjete.

Në dalje nga RSH, 24,448 shtetas dhe 6,768 mjete.

Ndërsa gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje daljeve në Morinë ka arritur në 76200 qytetarë.

Bëhet me dije se në këtë pikë kufitare punohet me 12 sportele 6 në hyrje e 6 në dalje.

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit