E hënë, 25 Nëntor, 2024

Sherr në një dasmë në Bulqizë, 25-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet autori i dyshuar

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë në një dasmë.

Dyshohet se një 25-vjeçar Besnik Kurti është qëlluar me thikë rreth pesë herë nga një 18-vjeçar.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes të rinjve, ndërkohë që 18-vjeçari është arrestuar nga policia. Ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Plagosi me mjet prerës ( thikë) një shtetas, pas një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren, pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit