Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës.
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 37°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi mbi 8 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /btvnews.al