Në orën 16:30 të 4 Shtatorit do të mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ku do të shqyrtohen punimet e Kongresit. Ky i fundit do të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.
Ende nuk dihet çfarë vendimesh do të merren, ndërkohë që para 3 ditësh kur kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, u përgjigj duke i quajtur “thashetheme vere”.
“Do të duhet të prisni dhe pak ditë”, theksoi ai duke lënë po ashtu të nënkuptohet se mund të ketë ndryshime në qeveri shumë shpejt.
“Asambleja do të mblidhet pas pak ditësh. Mos u ndikoni nga këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë”, shtoi kryesocialisti më tej