Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup.
Këngëtarja shqiptare performoi mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged.
Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb.
Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë.
Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.
Në një deklaratë për mediat, vetë Rita ka përmendur se flamurin ia ka dhënë një fans dhe fillimisht nuk e ka kuptuar se cilit shtet i përkiste.
Rita Ora u shpreh se e kuptoi se flamuri ishte serb pasi u largua nga skena.
Rita ka deklaruar se është një shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ka qenë të mos respektojë popullin e saj.
“Mbrëmë gjatë performancës sime në Festivalin SZIN në Hungari, një fans i ri më dha një flamur. Për shkak të dritave të ndezura direkt në sytë e mi dhe në skenë, nuk e pashë qartë flamurin e cilit shtet përfaqësonte. Sapo u largova nga skena, kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez.
Ndërsa i vlerësoj të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua ta bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare nga Kosova dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllimi im të mos respektoj trashëgiminë time apo të shqetësoj popullin tim apo familjen time”, vazhdoi Rita në deklaratën e saj.
Rita Ora është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme në detyrë, Atifete Jahjaga.