E diel, 24 Nëntor, 2024

Banorët e Fushë Aliajt po vuajnë stakimet e gjata të energjisë elektrike

Banorë të Njësisë Administrative Fushë Alije por edhe të zonëve të tjera në Dibër, janë ankuar se po dëmtohen si pasojë e stakimit të rrymës elektrike prej dy javësh nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 17 të pasdites.

Sipas banorëve, shkak është bërë ndërtimi i një linje të HEC-eve private në këtë zonë, por që pasojat biejnë mbi ta.

Banorët ankohen se po ju prishen produktet si pasojë e mungesë së energjisë elektrike rreth 10 orë çdo ditë, pasi ata nuk janë njoftuar paraprakisht siç e parashikon ligji.

Të njëjtën gjë thonë edhe bizneset e zonës, ku shprehen se janë dëmtuar ekonomikisht përgjatë këtyre dy javëve për shkak se po ju prishen të gjitha produktet që kanë në frigorifer.

Të kontaktuar nga ana jonë, përfaqësues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thanë se nuk ka asnjë problem me linjën e shpërndajres, por që ka qenë Operatori i Sistemit të Transmetimit që ka bërë një kërkesë nga data 16 Gusht deri me datë 22 Gusht për punimet për shtrimin e përcjellësit në kampatat e linjës Shumat – Burrel.

Por edhe pas këtij afati, sipas dokumenteve të siguruara rezulton që dita e djeshme deri me datë 1 Shtator, energjia do të stakohet. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit