Ditën e sotme është proceduar në gjendje të lirë një 49 vjeçar nga Dibra.
Mësohet se shtetasi Sh. T., 49 vjeç ka goditur me grusjt shtetasin R. T.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të këtij konflikti që ndodhi mes këtyre dy shtetasve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T., 49 vjeç, banues në fshatin Shimçan, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht, shtetasin R. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al