E shtunë, 19 Prill, 2025

Ndryshime në qeveri? Balla: Vendimmarrje që i takojnë Asamblesë Kombëtare. Nga shtatori, plan të ri masash për sigurinë në shkolla!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, zhvilloi një komunikim për mediat.

I pyetur lidhur me ndryshimet në qeverisë, Balla tha se për këtë duhet të pritet zhvillimi i Asamblesë Kombëtare, pasi janë vendimmarrje për të cilat nuk mund të flasë.

Gjithashtu Balla u ndal edhe tek ngjarjet kriminale në vend, duke shtuar se policia është e angazhuar për parandalimin e ngjarjeve të tilla, por edhe për zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura më herët.

Pjesë nga intervista:

Ndryshimet në kabinetin qeveritar?

Ministri Balla: Këtu jam për vendimmarrjet e fundit të mbledhjes së qeverisë, do të ishte jo etike që në oborrin e Këshillit të Ministrave të flas për vendimmarrje që i takojnë Asamblesë Kombëtare.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit