E martë, 26 Nëntor, 2024

Të shtunën Kuvendi Kombëtar, PD publikon videon: Ne zgjedhim reformimin, qëllim lufta kundër korrupsionit

Partia Demokratike mbledh më dy shtator Kuvendin Kombëtar. Mbledhja do të bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Në një reagim në Facebook, Partia Demokratike shkruan se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare.

REAGIMI:

Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00  Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

-Ndryshime statutore;
– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit