E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Hidhet shorti i Champions League/ Ja si ndahen skuadrat europiane në grupe

 


Grupet e Champions League kanë rezervuar përballje mjaft interesante. Në Grupin A, Bayern Munchen mat forcat me Manchester United, ndërsa në Grupin B, Arsenali sfidon Sevillan. Në Grupin C spikat Real Madrid dhe Napoli. Në grupin D Interi është me fat, pasi goglat i vendosin përsëri një rival si Benfica.

Në Grupin F, PSG pretendente gjen Dortmund dhe Milan , sakaq në grupin E, Atletico takon Feynoord. Kampionët në fuqi të Manchester Cityt janë në grupin G dhe ndeshen me Leizpzig dhe me serbët e Crvena Zvezda

GRUPI A: Bayern Munchen, Manchester United, Copenhagen, Galatasaray

 

GRUPI B: Sevilla, Arsenal, PSV, Lens

GRUPI C: Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin

GRUPI D: Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad

GRUPI E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic

GRUPI F: PSG, Dortmund, Milan, Newcastle

GRUPI G: Manchester City, Leipzig, Crvena Zvezda, Young Boys

GRUPI H: Barcelona, Porto, Shakthar Donetsk, Antwerp

Dy të parët e secilit grup do të kalojnë në raundin tjetër, ku nis eliminimi direkt. Ekipet e vendeve të treta nga secili grup do të kalojnë në “play-off” për fazën eliminatore të “Europa League”, ku do të përballen me skuadrat e vendit të dytë nga grupet përkatëse të “Europa League” për një vend në 1/8 finale.

Shënim: Finalja do të mbahet në Londër, ndërsa ky është sezoni i 69-të i turneut kryesor të futbollit evropian për klube të organizuar nga UEFA dhe sezoni i 32-të që kur u riemërua nga  European Champion Clubs’ Cup në UEFA Champions League.

DATAT E FAZËS SË GRUPEVE TË CHAMPIONS LEAGUE

Raundi i parë: 19/20 shtator 2023

Raundi i dytë: 3/4 tetor 2023

Raundi i tretë: 24/25 tetor 2023

Raundi i katërt: 7/8 nëntor 2023

Raundi i pestë: 28/29 nëntor 2023

Raundi i gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit