Ditën e sotme janë asgjësuar nëpërmjet djegies 53 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë pyjore të fshatit Tërnovë.
Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit N.Z., 62 vjeç, kryetari i fshatit Tërnovë; dhe A.M., 59 vjeç, inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,
Njoftimi i Policisë
Bulqizë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e shtatë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 53 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë pyjore të fshatit Tërnovë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.
Gjithashtu për këtë rast nisi procedimi penal për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e fshatit Tërnovë dhe inspektorin e shërbimit pyjor në këtë zonë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet me shërbime nga toka dhe me dron nga ajri, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht në zonë pyjore të fshatit Tërnovë, bashkia Bulqizë, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 53 bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit N.Z., 62 vjeç, kryetari i fshatit Tërnovë; dhe A.M., 59 vjeç, inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë, si dhe vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./btvnews.al