E shtunë, 23 Nëntor, 2024

I dënuar me mbi 5 vite burg për ndihmë ndaj emigrantëve, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edison Ismailin.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Bridge”. Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brigde”.

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, u bë kapja e shtetasit në kërkim Edison Ismaili, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në vitin 2019, në Pogradec, ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit