E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rita Ora përmend Kosovën në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’

Rita Ora ndodhet në Itali për ‘Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia’ ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.

Gjatë fjalimit të saj, Rita u shpreh se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata.

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Ora teksa po prezantonte një çmim.

Kujtojmë që së fundmi ajo ka qenë qendër e komenteve në rrjetet sociale, pasi ngriti flamurin serb në një koncert në Hungari. Fill pas kësaj ajo u shfaq në natën e parë të këtij Festivali me një veshje kuq e zi që u mor si një mesazh i koduar. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit