E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Xhaçka: Marrëveshje me Kanadanë për sigurimet shoqërore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një takim ministren për Punët e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly ka folur për rritjen e investimeve kanadeze në vendin tonë.

“Ne diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët, mundësitë për të rritur praninë kanadeze dhe investimet kanadeze në Shqipëri, në fusha bashkëpunimi si: energjia, siguria e energjisë, minierat, menaxhimi i burimeve ujore, turizmi, bujqësia, infrastruktura, inovacioni, të drejtat e njeriut, shkenca, arsimi,etj.”

Xhaçka u shpreh se, pjesë e diskutimeve ishte edhe Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

“Pata rastin t’i shpreh koleges mirënjohjen tonë për miratimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë ç’ka është një zhvillim vërtet i rëndësishëm për qytetarët e dy vendeve, dhe një kërkesë e vazhdueshme e bashkëkombësve tanë që formojnë sot një komunitet të qenësishëm në Kanada dhe një urë miqësie mes vendeve tona.”

Xhaçka theksoi se, roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur dukshëm. Ajo nënvizoi se në 35 vite marrëdhënie diplomatike, marrëdhëniet Shqipëri-Kanada kanë njohur rritje të vazhdueshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit