E enjte, 28 Nëntor, 2024

Në 2 vite të vështira, ne rezistuam”, Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD: Duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj nesh

Lulzim Basha shprehet nga foltorja e Kuvendit të PD se duart e pista te politikës së vjetër, nuk mund ta të fshihen pas baltës ndaj tyre.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkësot.

Të nderuar delegatë, Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u beme kurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruarkëtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhenbalte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjetme te cilat demtuan demokratet dhe PD.

Ne nuk ju genjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinaredhe as revolucione qe nuk ndodhen kurre. Ne jemi te vetedijshem per gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papergjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh.

Ne jemi bashke sepse besojme tek vlerat dhe parimet. Tek e verteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tekseleksionimi per te luftuar disa e per te kursyer te tjere me tecilet behen pazaret e nates.

Per ne lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ne politike e kudo eshte e pakompromiste. Dhe përballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshmeapo te padukshme qofshin!

Sepse vetëm kështu jemi vlerë e shtuar për shoqërinë tonë, vetëm kështu bëhemi të dobishëm për njerëzit, vetëm kështu I japim kuptim ekzistencës sonë!

Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë më pasuritë e saj, ka plot politikanë që shkelin përditë mbi interesin e saj, ka parti që po e dëmtojnë të ardhmen e saj.

Ajo që i mungon është një alternative e re, e përgjegjshme, që e çliron potencialin e saj të jashtëzakonshëm, që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit. Kjo duhet të jetë. Partia demokratike, kështu duhet të bëhemi ne! /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit