E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit, fundjava me temperatura të larta

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në fundjavë. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se orët me diell do të mbizotërojnë në gjithë vendin, ndërsa nuk pritet rikthim i reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit